Kompania GSA

Emri i kompanisë: GSA
Xhiro e biznesit 2020: 60 milion EURO
Numri i punonjësve: 171
Vendndodhja: Tiranë

Viti 2020 nuk ka qenë një vit i mirë për prodhuesit e energjisë elektrike. Ata, pra prodhuesit publikë, prodhuesit privatë dhe ata me kontrata koncensionare arriten që të hedhin në treg vetëm 5.314 MWh, ndërkohë që konsumi në total gjatë vitit të shkuar ishte 7. 590 MWh. Gjatë vitit 2020, energjia elektrike në dispozicion u ul me 0,3 %. Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike në këtë periudhë arriti vlerën 5.315 MWh nga 5.208 MWh duke shënuar një rritje të lehtë prej 2.3 për qind. Ky prodhim u realizua nga hidrocentralet publike në masën 58,2 %, nga hidrocentralet private dhe koncensionare në masën 41,2 % dhe nga të tjerë prodhues (energji e rinovueshme) në masën 0,6 % të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike.
Ulja e prodhimit të energjisë elektrike ka ndikuar në rritjen e importeve bruto të energjisë elektrike (energji në marrje) me rreth 2 për qind, krahasuar me një vit më parë. Kurse eksportet bruto të energjisë elektrike (energji në dhënie) u rritën me 25 për qind, krahasuar me vitin paraardhës.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2021”

Nadir Causholli

Xhiro e biznesit 2020: 46 milionë euro
Ndryshimi në % 20/19: +22
Numri i punonjësve: 300
Vendndodhja: Tiranë

CFO Pharma është kompani lider në tregun farmaceutik shqiptar, e themeluar në vitin 2003. Që nga viti i themelimit e deri më sot ajo ka njohur vetëm rritje dhe zgjerim. Fokusi i kompanisë është regjistrimi, importimi, shpërndarja, shitja, marketing, promovimi dhe eksportimi i produkteve farmaceutike, pajisjeve medicinale dhe shtesave ushqimore. “CFO Pharma” mbulon si shpërndarje dhe promovim, 100% të farmacive në Shqipëri dhe Kosovë.
Kompania ofron zgjidhje inovative për mjekët, farmacistët dhe pacientet me ilace efektive, të sigurta dhe cilësore. E angazhuar në mënyrë aktive për të përgatitur rmacion mjekësor në të gjitha fushat terapeutike, duke mbuluar të gjithë mjekët dhe sistemin e kujdesit shëndetësor (spitalet publike, klinikat private, poliklinikat, qendrat shëndetësore etj) në të dy segmentet e tregut (privat dhe publik).

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2021”

Kompania “Agro Blend”

Xhiro e biznesit 2020: 37 milion EURO
Ndryshimi në % 20/19: +10
Numri i punonjësve: 184
Vendndodhja: Vorë, Tiranë

Viti 2020 ishte ndryshe vit i pandemisë, por kompania “Agroblend” kishte fatin të renditet në grupin e atyre bizneseve, aktiviteti i të cilave në 31 dhjetor u mbyll pa ndikim negative. E kemi fjalën për performancën e kompanisë, pasi vështirësi në kuptimin e ushtrimit të aktivitetit, sigurisht që pandemia krijoi edhe për “Agro Blend”-in. Në aspektin sasior të aktivitetit “Agro-Blend” arriti një rezultat historik. Sepse, si kurrë më parë, realizoi një volum aktiviteti në masën e 4. 4 miliardë lekëve ose rreth 37 milionë eurove. Krahasuar me një vit më parë siguroi një rritje prej 10 për qind. Por ajo cka është më e rëndësishmja, kompania e përmirësoi performancën e saj në drejtim të efektivitetit të saj, duke rritur ndjeshëm fitimin. Drejtuesit e kompanisë kanë vite që po ndjekin një filozofi të diversitetit të produkteve që ofrojnë në treg, pasi gjatë vitit 2020, “shportës” së artikujve që shpërndan dhe tregton kompania i janë shtuar edhe disa produkte të tjera të konsumit të përditshëm, sikurse janë orizi, vaji, sheqeri etj. Të gjitha të prodhuara e të tregtuara nën brandin Diamond.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2021”

Kompania ELKA SA

Xhiro e biznesit 2020: 37.7 milion EURO
Ndryshimi në % 20/19: +6.1
Numri i punonjësve: 430
Vendndodhja: Vrisera, Gjirokastër, Kosovë,
Maqedoni, Greqi

ELKA S.A është një prej kompanive më të mirënjohura në Shqipëri. Prej thuajse cdo familje shqiptare e më tej. Për disa arsye. Së pari, prej kohës së gjatë të operimit në treg. E themeluar që në vitin, tashmë të largët, 1993, si një kompani me profil distribucionin dhe tregtimin e markave të njohur ndërkombëtare në artikuj të përdorimit të përditshëm, ELKA SA ka tashmë në background-in e saj 28 vite aktivitet, protagonizëm dhe eksperiencë. Është një kohë e gjatë, një periudhë gjatë së cilës, ELKA SA është zhvilluar në mënyrë të vazhdueshme e ku marrëdhëniet e saj me konsumatorët janë forcuar në mënyrë të pandërprerë.
Arsyeja e dytë pse ELKA SA është një kompani kaq e mirënjohur lidhet me gamën e gjërë të produkteve të saj. Janë mbi 123 produkte, sikurse thamë në natyrës së konsumit të përditshëm, që realizojnë kontaktin e kompanisë prej kaq e kaq vitesh me konsumatorin.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2021”

Eduard Curraj

Emri i kompanisë: Delta Pharma-AL
Xhiro e biznesit 2020: 33 milion EURO
Numri i punonjësve: 120
Vendndodhja: Mëzez, Tiranë

Delta Pharma Albania” është një nga kompanitë më të sukseshme farmaceutike në tregun ballkanik.
Historia e kësaj kompanie nis më 2002-in, me hapjen e “Curri Pharma” në veri të Shqipërisë. Edhe pse vendi gjendej në vështirësi ato kohëra, “Curri Pharma” ndërmori një iniciativë jo pak sfiduese, për të filluar ndërtimin e një kompanie të re. Falë punës dhe përkushtimit të themeluesit të saj, zotit Eduard Curraj, “Curri Pharma” mundi të bëhej mjaft shpejt një prej distributorëve më të rëndësishëm farmaceutikë në mbarë zonën, duke ndihmuar edhe në revolucionarizimin e mëtejshëm të sektorit farmaceutik në Shqipëri.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2021”

Luca Busi

Emri i kompanisë: “Coca Cola Bottling Shqipëria”
Xhiro e biznesit 2020: 30 milionë euro
Numri i punonjësve: 344
Vendndodhja: Tiranë

Si ishte viti 2020 për kompaninë “Coca-Cola Bottling Shqipëria” sa i takon performancës & sa e impaktoi aktivitetin e kompanisë, pandemia?
“CCBS, si të gjitha kompanitë në nivel global, u pushtua nga emergjenca e pandemisë, e cila preku ekonominë, duke frenuar rritjen që realiteti i biznesit tonë po regjistronte si në aspektin e qarkullimit ashtu edhe në aspektin e niveleve të punësimit – nënvizon Luca Busi, President i CCBS – Tendencat e blerjes kanë ndryshuar papritur në vitin 2020; sektorin Ho.Re.Ca u bllokua nga pandemia; lëndët e para kanë pësuar një rritje të konsiderueshme ne çmime; rregullat dhe kufizimet e vendosura nga qeveria kanë diktuar një tkurrje të mprehtë të kërkesës së konsumatorit. E gjithë kjo, formoi një skenar paniku të përgjithësuar dhe që kontribuoi në një rënie të xhiros e cila për CCBS ishte rreth -10.8% në krahasim me vitin 2019, e cila në vend të kësaj kishte shënuar një rritje neto prej 8% në krahasim me vitin 2018.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2021”

Rebani Likometa

Emri i kompanisë: IZVOR 99 dhe R.B.H Belinë
Xhiro e biznesit 2020: 25 milion EURO
Numri i punonjësve: 60
Vendndodhja: Tiranë, Elbasan

Rebani Likometa e ka fituar prej kohësh konkurencën në sektorin e tregtimit të bitumit. Që nga casti i krijimit të kompanisë Izvor 99 e deri tani, ai ka qenë një nga furnitorët më të mëdhenj të kompanive që merren me ndërtimin dhe shtrimin e rrugëve të reja, si dhe me ato që i riparojnë, pavarësisht faktit që në treg ka patur edhe kompani të tjera.
Duke ruajtur identitetin e kompanisë, duke u marrë me veprimtari të specializuar dhe duke mos pretenduar e mos preferuar për tu shpërndarë edhe në sektorë të tjerë biznesi, ai e ka mbajtur gjithmonë “Izvor 99” në nivelet e kompanisë lider. Dhe jo vetëm kaq, por me një diferencë të madhe me operatorët e tjerë që funksionojnë në këtë treg. Tek “Izvor 99”, kompanitë që merren
me infrastrukturën rrugore kanë gjetur partnerin më të mirë të mundshëm, atë që u aka siguruar gjithmonë, me cilësinë e duhur e me cmimin e leverdisshëm një nga produktet bazë sikurse
është bitumi.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2021”

 

Kompania Albaelettrica

Emri i kompanisë: Albaelettrica
Xhiro e biznesit 2020: 24 milionë EURO
Numri i punonjësve: 137
Vendndodhja: Tiranë

Albaelettrica, është e specializuar në tregtimin me shumicë e pakicë të materialeve elektrike, civile, industriale, si dhe projektimin dhe instalimin e tyre që prej vitit 1993. Kjo shoqëri është e para që ka sjellë në tregun shqiptar gamën më të gjerë dhe cilësinë e produkteve bashkëkohore të njohura në tregun Evropian.
Me një staf me kualifikim të lartë dhe të gatshëm në çdo kohë për t’iu përgjigjur nevojave të klientëve, individë apo biznese, Albaelettrica krenohet me menaxhimin e nivelit superior dhe me kujdesin deri në hollësitë më të vogla për përmbushjen e kërkesave të klientit; duke filluar që nga ideimi e konsulenca dhe deri tek projektimi e zbatimi duke ruajtur raportin më të mirë në treg midis cilësisë dhe çmimit.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2021”

Proletar Hasani

Emri i kompanisë: Albsteel
Xhiro e biznesit 2020: 20 milionë euro
Numri i punonjësve: 40
Vendndodhja: Durrës

Kompania e prodhimit të profileve të celikut, “Albsteel” është një kompani që akoma nuk e ka gjetur “rehatinë” përfundimtare.
Kjo sepse, ajo vazhdon zhvillimin e pandërprerë nëpërmjet investimeve të ndryshme që drejtuesit dhe ekipi menaxhues i saj aprovojnë dhe zbatojnë në kohë të ndryshme. Edhe në vitin 2020, kompania pati një sasi investimesh në nivelin e mbi 335 milionë lekëve, investime këto që konsistuan në zgjerimin e kapacitetit depozitues dhe prodhues të fabrikës si dhe në blerjen e makinerive shtesë për produkte të reja. Po kështu, kompania u plotësua edhe me ndërtesën e saj administrative, me zyra të reja e bashkëkohore për administratën e saj. Më parë ishin bërë investime të tjera me qëllim kryerjen e disa shërbimeve të nevojshme për zgjatjen e jetës së profileve të hekurit, sikurse është larja me rërë e tyre.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2021”

Ilir Linza

Emri i kompanisë: FPM Tutto Mobili, Best Seller, FPD, Erbirion
Xhiro e biznesit 2020: 20 milionë euro
Numri i punonjësve: 159
Vendndodhja: Tiranë

A ka ndikuar pandemia në aktivitetin e grupit tuaj-e pyetëm Administratorin e Përgjithshëm të kompanisë FPM Tutto Mobili, Ilir Linza. “Na ka dëmtuar shumë”-u përgjigj në mënyrë të menjëhershme ai, duke dëshmuar kështu se kompanitë e drejtuara prej tij, patën një vit të vështirë, pikërisht prej një ngjarje të pazakontë që pushtoi botën për një periudhë relativisht të gjatë, sikurse ishte pandemia e Covid 19. Dhe po qe se marrim parasysh aktivitetin e kompanive FPM Tutto Mobili, FPD dhe Best Seller, nëqoftëse se sjellim ndërmend produktet që i ofrojnë këto kompani tregut, që janë mobiljet, divanët dhe këndet e ndryshme, pra artikuj mobilimi të shtëpisë, atëhere e kupton se nuk kishte shanse që këto kompani të mos dëmtoheshin. Tregtia e këtyre lloj artikujve ishte e natyrshme dhe e logjikshme që do të kufizohej e do të binte, në kushtet e një krize të gjithashme, sikurse ishte ajo e shkaktuar nga pandemia. Jo më tepër ana ana e volumit të aktivitetit se sa nga treguesit e fektivitetit të saj. Por në sektorin

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2021”