Ilir Linza

Emri i kompanisë: FPM Tutto Mobili, Best Seller, FPD
Xhiro e biznesit 2019: 20 milionë euro
Numri i punonjësve: 159
Vendndodhja: Tiranë

Ajo cfarë ndodh në sektorin e shitjes së mobiljeve i ngjan një lojë me shumë aktorë, por kur fituesi dihet që pa nisur gara. Duket një garë e “mërzitshme” me një fitues të saj që ka vite të tëra që është në krye dhe që po ashtu, duket se edhe për shumë vite të tjera do ta ketë këtë status. Edhe pse ka aq shumë kompani që funksionojnë në këtë treg, sërish FPM Tutto Mobili, rezulton edhe për vitin 2019 kompania numër 1 e tregut. Gjatë analizës së të dhënave që ne kryejmë cdo vit në kuadër të Botimin Kombëtar që realizojmë prej 17 vitesh kemi patur disponimin për të dalluar në treg ndonjë kompani tjetër të sektorit, të denjë për tu përfshirë në këtë Botim, por diferencat janë të mëdha.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2020”

Proletar Hasani

Emri i kompanisë: “Albsteel”, “Pap Metal”
Xhiro e biznesit 2019: 19 milionë euro
Ndryshimi në % 19/18: +20
Numri i punonjësve: 40
Vendndodhja: Durrës

Përpara disa kohësh, stafi menaxhues i kompanisë së mirënjohur “Albsteel” organizoj një seminar trajnues, me qëllim promovimin e një shërbimi të ri të saj: pastrimin me rërë celiku dhe lyerjen me primer të profilve të hekurit. Pjesëmarrësit ishin kryesisht biznesmenë dhe në përfundim të seminarit e të vizitës në ambientet e kompanisë, njëri prej tyre më afrohet e më pyet se me kë e kishte këtë aktivitet Proletar Hasani. Ishte një nga ato habitë klasike të një individi, i cili realitetin madhështor të dikujt përpiqet ta shpjegoje me rrethana dhe faktorë jashtë këtij individi. “Proletar Hasani është pronar 100 për qind i këtij aktiviteti, por fakti që je kaq i impresionuar nga aktiviteti tregon se vërtet paska bërë dicka të madhe, gati gati edhe të pabesueshme” – i them duke buzëqeshur.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2020”

Alumil Albania

Xhiro e biznesit 2019: 19 milionë euro
Ndryshimi në % 19/18: +20
Numri i punonjësve: 210
Vendndodhja: Tiranë

E themeluar në vitin 2004, si një fabrikë prodhuese dhe përfaqësuese e kompanisë së mirënjohur në Greqi, “Alumil Albania” ka shfaqur një qasje dhe një performancë shumë të mirë në treg, pavarësisht luhatjeve ekonomike në mbarë botën. I suksesshëm ishte edhe viti 2019 për këtë kompani. Me rreth 2.5 miliardë xhiro të realizuara, kompania u rendit në vendin e 110 midis kompanive më të mëdha të Shqipërisë. Ritmi i rritjes së saj krahasuar me një vit më parë ishte konsiderueshëm. Në krahasim me 2018, xhiroja e aktivitetit të kompanisë ishte 20 për qind më e lartë. Është e qartë pra se “Alumil Albania” vazhdon të ruajë statusin e kompanisë lider edhe për vitin e kaluar.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2020”

Roland Hysa

Emri i kompanisë: Miell Tirana
Xhiro e aktivitetit 2019: 16 milionë euro
Numri i punonjësve: 106
Vendndodhja: Tiranë

Në sektorin e përpunimit të drithërave është fabrika “Miell Tirana”, me drejtor të përgjithshëm të saj, Roland Hysën. Cdo vit lidere e tregut. Cdo vit protagonist e padiskutueshme e sektorit. Cdo vit, ndër kompanitë me performancën më të mirë. Gjatë vitit 2019, realizoi një aktivitet prej afro 18 milionë euro. Ose afërsisht sa I një viti më parë, por që mjaftoi për ta konfirmuar sërish si lidere të tregut të përpunimit të dritherave të bukës. Kompani si Miell Tirana” kanë vite në treg dhe këtë egzistencë afatgjatë e kanë bërë të mundur nëpërmjet punës plot përkushtim, pasion e seriozitet në fushën ku veprojnë.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2020”

Eleni Babameto

Emri i kompanisë: Teuta Durres
Të ardhurat bruto 2019: 15 milionë EURO
Ndryshimi në % 19/18: +2
Numri i punonjësve: 130
Vendndodhja: Durrës

Çdo vit i lënë pas është një tjetër kapitull i shkruar në historine e suksesit 26 vjecare të kompanisë Teuta, duke përforcuar protagonizmin e saj si një kompani lidere në tregun ku operon. E themeluar në vitin 1994, shoqëria “Teuta Durrës”, vepron në dy sektorë kryesor: paketimin dhe shpërndarjen e produkteve ushqimore. Aktiviteti i saj që në fillim ka qenë i fokusuar në fushën e import-eksportit, prodhimit dhe shpërndarjes së artikujve ushqimor, si orizi, sheqeri, mielli, fasule, niseshte, vaj i lulediellit,etj. Në fillimet e viteve 90, për shkak të ndryshimeve ekonomike të kësaj periudhe, shume ndërmarje nuk i rezistuan dot situatave të reja të tregut , por fale drejtimit me integritet profesional nga Eleni Babameto në pozicionin e specialistes kimiste menaxhimi i punës vazhdonte normalisht.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2020”

Ram Geci

Emri i kompanisë: “Geci Group”
Xhiro e biznesit 2019: 15 milionë euro
Ndryshimi në % 19/18: +2
Numri i punonjësve: 281
Vendndodhja: Tiranë

Teksa bisedoja në rrethana miqësore e të natyrshme dikur me biznesmenin e mirënjohur Ram Geci ai me parashtroi një shqetësim të tijin. “Kam disa lekë në bankë, por nuk dëshiroj ti le aty, por ndërkohë nuk po kristalizoj një ide biznesi ku mund ti adresoj ato fonde”- tha ai. U përpoqa ta kaloj me shaka këtë situatë duke iu kundërpërgjigjur me batutën që, “kështu hallesh pacin të gjithë”, mirëpo Rama insistoi sërish se ky ishte vërtet një hall për të dhe se e shqetësonte shumë. Për disa çaste më pushtoi meditimi. “Ja, ky është biznesmeni profesionist, ai që edhe pse biznesi në tërësi i shkon mirë, sërish është i shqetësuar edhe për detaje, është i shqetësuar për para që “flejnë” në bankë, e nuk janë të “dobishme” po qe se nuk investohen. Ram Geci është lider në biznes e duke qenë i tillë, ajo çfarë ai më parashtronte si hall, nuk ishte gjë tjetër veçse dëshmi e një ligji që duhet të mishërojë lideri që është ai i ambicies.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2020”

Nikolin Lleshi

Emri i kompanisë: ALBA SHOES GROUP & TNA
Të ardhurat bruto 2019: 11.235.000 EURO
Numri i punonjësve: 1947
Vendndodhja: Lac, Kamëz, Vlorë, Çorovodë

Organizim, novacion kerkim & zhvillim e kontrolli i cilesise jane faktoret kryesor qe i kane dhene mundesi Alba Shoes group te jete nje kompani e sukseshme e lider ne sektorin e kepuceve e sidomos kepuceve te sigurise ne vend e jashte shtetit. Eshte pikerisht mundesia per te realizuar nje produkt komplet nga fillimi deri ne fund ne brendesi te ambjenteve te shoqerise e cila pervec sigurise qe i jep Alba Shoes Group nje fleksibilitet e kapacitet me te madh ne manaxhimin e linjave te prodhimit e ne uljen e koheve te dorezimit ,nje pike e forte kjo per tu pergjigjur ne kohe kerkesave te ndryshme nga ana e klienteve. NJE PRODUKT SHQIPETAR. Qe nga 1993 eshte e njohur e afirmuar si shoqeri lider ne nivel Europian e Boteror ne prodhimin e kepuceve te sigureses e gjysem produkti i gatshem pjese kepucesh ne sektorin e modes dhe te femijeve, rreptesisht MADE IN ALBANIA, me paisje avanguardie e cilesi te larte prodhimi me adrese Lac, Tirane, Vlore e Corovode e me nje siperfaqe prodhuese mbi 60.000m2 te ndare ne 4 unitete prodhuese ne 4 qytete te shqiperise. Me nje interes dhe vemendje te vecante ALBA SHOES GROUP eshte ne gjendje te ofroje nje game te gjere produktesh te pershtatshem per cfaredo lloj nevoje e situate, kepuce pune e sigurese per ambjente te brendshme apo te jashtme , kepuce te perditshme e kepuce mode, kepuce sherbimi per forcat e rendit e forcat e armatosura e shume artikuj per sektore te vecante .

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2020”

Etleva Laro

Emri i kompanisë: Prodyn dhe EFA Solution
Xhiro e biznesit 2019: 14.5 milionë euro
Ndryshimi në % 19/18: +8
Numri i punonjësve: 1010
Vendndodhja: Tiranë

Në hyrje të lagjes Kodër Kamëz, në ambientet e ish hipermarketit “Praktiker” heshtja e dikurshme është zëvëndësuar me gjallërinë që shkakton puna e njëkohshme qindra grave dhe vajzave. I ngritur në ambientet e një aktiviteti të falimentuar aty ka marrë jetë e po forcohet dita ditës një realitet i rëndësishëm për zonën përreth. “Qëllimi im është të ndërtoj kompaninë më të mirë në Shqipëri. Kjo do të thotë ta ndërtojmë atë nga mënyra se si ne trajtojmë njëri tjetrin, partnerët tanë dhe klientët tanë. Do të dëshiroja që secili prej nesh të bashkëpunojë dhe të ndihmojë njëri tjetrin për të arritur këtë qëllim”. Ajo që i është drejtuar punonjësve të saj në një mënyrë të ngjashme, sikurse i është drejtuar edhe Jeff Bezos punonjësve të tij në fillimet e kompanisë Amazon, është Etleva Laro. Themeluesja dhe drejtuesja e kompanive Prodyn dhe EFA Solution. Nuk janë disa fjalë klishe. Nuk janë disa fjalë të thëna për inerci, apo kortezi por janë sinteza e qëllimeve, filozofisë së drejtimit e menaxhimit prej saj, e vizionit rreth rrugës që ka për të përshkuar dhe destinacionit ku kërkon të arrijë.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2020”

Fatmir Bektashi

Emri i kompanisë: Kontakt
Xhiro e biznesit 2019: 13 milion EURO
Numri i punonjësve: 300
Vendndodhja: Tiranë

Qytetet kryesore të Shqipërisë, por sidomos, kryeqyteti kanë pësuar një transformim të jastëzakonshëm urban. Si rrjedhojë e ndërtimeve të panumurta, Tirana sot ngjan shumë pak me qytetin e dikurshem. A është më e bukur apo jo? Kjo është cështje perceptimi, estetike, cështje subjektive e gjithsecilit, por e sigurtë është që mes morisë së ndërtimeve ka shumë prej tyre që nuk i bëjnë nder kryeqytetit. Dhe nuk bëjnë krenarë as ndërtuesit e tyre. Në këtë kontekst, janë të shumta kompanitë e ndërtimit që në Cv e tyre profesionale kanë kontribute jo të vogla, pasi e kanë “pasuruar” inventarin e ndërtimeve me ndërtesa aspak cilësore. Të cilat ngjajnë që në vitin e parë apo të dytë pas mbarimit, si ndërtesa shumëvjecare të degraduara nga koha. Mirëpo ka edhe kompani të tilla, që kanë formuar një profil e identitet të qartë në këtë sektor, të cilat kanë vecse kontribut pozitiv e të dobishëm për Tiranën, që kanë bërë një diferencë të ndjeshme me konkurentët e tjerë sikurse është kompania e mirënjohur Kontakt.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2020”

Gentian Karaj

Emri i kompanisë: “Albanian Motor Company”
Xhiro e biznesit 2019: 12 milionë euro
Numri i punonjësve: 38
Vendndodhja: Tiranë

Kompania e tregtimit të makinave, Albanian Motor Company, e cila prej 15 vitesh merret me shitjen dhe servisin e Fordit në Shqipëri, e mbylli vitin 2019 me një rezultat fantastik. Arriti në nivelin e afro 12 milionë eurove xhiro biznesi, cka shënon një rezultat historik për kompaninë. Nuk është niveli më i lartë absolut i siguruar gjatë vitit 2019 në sektorin automotive sepse janë dy kompani të tjera që kanë nivel më të lartë xhiroje. Mirëpo këto kompani kanë object të shitjes së tyre makina premium, cmimi i të cilave është i lartë. Ndaj, për nga numri i makinave të shitura, duket se performancën më të mirë e ka patur “Albanian Motor Company”. Përgjatë vitit të shkuar ishin 589 makina të markës Ford që iu shtuan flotës së kompanive të ndryshme, publike apo private apo edhe individëve të ndryshëm.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2020”